Derisa pandemia e koronavirusit ndikoi që shumë njerëz rreth e qark globit të rritnin flokët më shumë se zakonisht, asnjë nuk mund të krahasohet me Nguyen Van Chien.
92-vjecari nga Vietnami është pronari krenar i flokëve “dreadlock” të gjatë pesë metra, të cilat nuk i ka prerë ose larë për 80 vjet.
“Besoj se nëse i pres flokët do të vdes. Nuk guxoj të ndryshoj asgjë, madje as nuk i kam krehur kurrë,” tha Chien, i cili beson në një fe që përkrah ideologjinë e asnjë ndryshimi në trupin e njeriut prej që lind.
“Unë thjesht i mbuloj me një shall për t’i mbajtur të thata dhe të pastra dhe të duken mirë.”
Atij i ishte kërkuar t’i priste kur ishte në shkollë, nga ku u largua në klasën e tretë dhe vendosi të mos i priste, krehte ose lante kurrë.
“Kujtoj se flokët e mia ishin të zeza, të trasha dhe të forta. I krehja, i zgjeroja për t’i bërë të buta. Por kur dëgjova kërkesën e fuqisë së mbinatyrshme, e kuptova menjëherë se isha zgjedhur,” shtoi ai.
“I preka flokët dhe brenda natës u bënë shumë të forta. Janë lidhur për kokën time dhe janë bërë gjë në vete.”
Chien beson në një fe të arrave të kokosit të quajtur “Dua,” që ka marrë emrin pasi themeluesi i saj potencoi se mbijetoi vetëm me arra të kokosit duke ruajtur vitalitetin.
“Dua” është e ndaluar në Vietnam dhe konsiderohet si “besim i rremë” /periskopi/