Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Njihuni me Dorin, burrin e Olta Gixharit

nga Revista Kosovarja

Aktorja Olta Gixhari ka mbajtur gjithmonë në privatësi të plotë jetën personale dhe bashkësortin e saj. Çiftin janë prej vitesh bashkë dhe janë prindër të një djali.

Mbi artikull

Por me futjen e saj në “Big Brother”, Dori bashkëshorti i Olta Gixharit është bërë pjesë e medias. Lartë e poshtë është komentuar se ai është parë shpeshherë në ambjetet e Top Channel, por deri më tani këto kanqë qenë në kuadër të thashethemeve.

Së fundmi në rjet po qarkullon foto e parë e Dorit, bashkëshortit “misterioz” të aktores Olta Gixhari. Raportohet se bëhet fjalë për Dor Lushin nga Shijaku, por që punon në Spanjë, ku njihet si biznesmen.

Moneytizer Paragrafi 4

Pak javë më parë, ai ishte drejtuar me një letër Oltës, teksa së fundmi u rikthye sërish në vëmendje pasi u publikua audio e një mesazhi WhatsApp-i, ku opinionistja e BBV Zhaklin Lekatari pretendonte se do të shantazhohej, nga ai, por nuk ishte Olta që të blihej me lekë.

“Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.” deklaronte Zhaklina në një audio-mesazh WhatsAppi.

Më pas, në një reagim, Zhaklina pranoi se mesazhi ishte i vërtetë dhe se burri i Oltës i kishte kërkuar takim përmes një të njohuri të përbashkët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]