Pasi shokoi publikun britanik duke përshkruar aventurat e saj seksuale me të dashurin 46 vjet më të ri, gjyshja së fundmi zbuloi edhe hapin e madh që ka bërë. 81-vjeçarja Iris Jones i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka lidhur në martesë dashurinë e saj me 35-vjeçarin egjiptian, Mohammed.
Lidhur me martesën e saj me të riun, gjyshja ka thënë për mediat britanike se familja e saj i mban qëndrim. Sipas saj, familja nuk e kishte kontaktuar pasi ajo dhe Mohamedi lidhën martesë në fillim të kësaj jave.
Çifti nuk bëri martesë tradicionale, por nënshkroi një letër në arabisht për t’i bërë gjërat zyrtare. 81-vjeçarja shtoi se ajo do të përpiqej që të kontaktonte me familjen e saj para se të kthehej në Britani, më 11 dhjetor.
“Dokumenti na u dorëzua, një për Mohamedin dhe një për mua, të gjitha në arabisht, nuk e di se çfarë thotë fare. Nuk bën asnjë ndryshim. Unë jam më e vjetër se nëna dhe babai i tij, vjehrra dhe vjehrri im janë më të rinj se unë”, tha Irisi për martesën me të riun.
“Nuk më intereson se ku jetojmë ose sa e pasur apo e varfër është, unë dua vetëm të jem me Irisin”, tha 35-vjeçari për gazetarët.
Irisi, ish- pastruese, jeton në një shtëpi njëkatëshe 220.000 paundshe dhe fiton një pension prej 200 paundësh në javë si edhe merr edhe përfitim të aftësisë së kufizuar.
Kujtojmë se marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Irisi shkoi në ITV’s “This Morning” për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.
Në po të njëjtën kohë, Irisi vendosi që t’i bënte thirrje edhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Ajo i kërkoi kryeministrit britanik që ta linte Mohamed të vinte në Britaninë e madhe, pasi sipas saj ai do të ishte një “pasuri” për ekonominë.