Zyrtari i LDK-së, Ismet Beqiri së fundmi ka marrë postin e deputetit.
Sot ai feston ditëlindjen e 56-të.
E në këtë ditë të veçantë për të, ai ka publikuar në Facebook një foto me gruan e tij dhe tre djemtë.
Ai ka falënderuar ata që e kanë uruar për ditëlindje.
“Miq, kolegë, dashamirë, bashkëpartiak, familjar të dashur, ju falenderoj shumë të gjithëve për urimet e shumta të dërguara me rastin e ditëlindjes time.
Me shumë respekt dhe dashni për ju, Ismeti”, ka shkruar Beqiri në Facebook.