Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Njihuni me gruan që ka 62 vjeç, ndërsa askush nuk do t’ia jepte as 40

nga Revista Kosovarja

“As që kam ëndërruar ndonjëherë që do të dukem kështu, por sekreti qëndron në këtë”

Mbi artikull

Leslie Carleton e meriton plotësisht titullin e “gjyshes më seksi të botës. Në moshën 62 vjeçare, amerikania ka një pamje sensacionale dhe zor ta gjesh moshën e saj.

Dhe kjo nuk është vetëm qëndrim yni, por 99% e njerëzve të cilët e shohin, sepse Lesli është model për rroba banje.

E martuar me aktorin Matthias Hughes (62), Leslie është nënë e dy djemve Septon (44) dhe Aurelius (42), gjyshe e Olivias (10) dhe Lilianës (10).

Moneytizer Paragrafi 4

Si arrihet dukja rinore, sekretin e ka zbuluar për Daily Mail:

“Kurrë nuk kam imagjinuar që do të dukem kështu në moshën gjashtëdhjetëvjeçare. Shumica e njerëzve mendojnë që i kam dyzet vjet dhe befasohen kur u them që i kam mbushur 62!

“Kur kam qenë tinejxhere, nuk kam ushtruar, por nuk jam marrë as me sport. Jam kujdesur çfarë ha dhe fatmirësisht kam pasur trup të hollë”.

“Ndjek këshillat e gjyshes sime e cila ka qenë valltare. Ajo gjithmonë ka ngrënë vakte të vogla, çdo dy deri në tri orë”.

“Madhësia e racioneve të mia të karbohidrateve dhe proteinave është sa një grusht imi.”

“Kur mbusha tridhjetë vjeç, fillova të merrem me karate dhe skijim, ndërsa sot muskujt i rris në palestër. Kjo është arsyeja pse dukem shumë mirë në të gjashtëdhjetat”.

“Kur shoh fotot e mia që kur isha 16 vjeç, vërej se trupi im është i njëjtë, por lëkura është ndryshe. Kjo është ajo çka ju hani. Ju duhet të shikoni dietën tuaj.”

“Gjashtë ditë në javë shikoj se çfarë ha, dhe ditën e shtatë ha çfarë të dua”.

“Tani jam më e hollë se sa kur isha në të dyzetat. Mendova se nuk ishte e mundur, por ja,” pranon ajo.

Gjyshja fotomodele ende firmos kontrata e ka dhe ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.

Leslie ka pozuar për revista, katalogë mode e është shfaqur në reklama në të gjithë botën.

Së fundi është regjistruar në një konkurs për kopertinën e revistës së famshme Sports Illustrated, duke u bërë femra më e moshuar që bën diçka të tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]