Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Njihuni me lëngun magjik për shëndetin

nga Revista Kosovarja

Pirja e lëngut të domatës së pakriposur, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë hulumtime të reja.

Shkencëtarët gjetën se pirja e një shishe prej 200ml çdo ditë, ulë presionin e gjakut dhe kolesterolin në njerëzit që rrezikohen nga këto sëmundje.

Por kritikët sot nxitën kujdes për studimin, duke paralajmëruar se kjo nuk funksionon e tillë nëse merren parasysh ushqimet e tjera.

Studiuesit e Universitetit të Mjekësisë në Tokio, studiuan 481 njerëz gjatë një viti, duke u dhënë atyre sa më shumë pije që dëshironin.

Moneytizer Paragrafi 4

Pjesëmarrësit mbanin ditarin në të cilin ata regjistruan saktësisht sa lëng domatesh ata konsumonin çdo ditë dhe ata vunë re ndryshime shëndetësore.

Shumica e pjesëmarrësve të studimit konsumonin çdo ditë një shishe (200 ml) të lëngut të domates së pakripur, thanë hulumtuesit.

Presioni i gjakut ka rënë për tre për qind në 94 vullnetarë, me mesataren e lartë të pre-hipertensionit ose të hipertensionit (presionit të lartë të gjakut).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]