fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Njihuni me lulet më të shtrenjta dhe vendin ku gjenden ato

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Natyra i përket kujtdo e sidomos kur bëhet fjalë për lulet e ndryshme që shoqërojnë ambientet tona përgjatë gjithë vitit.

Mund të gjeni një lule për çdo rast nga vjeshta në pranverë si simbol i stinëve, festave apo preferencave tuaja personale.

Lidhja e njerëzve me lulet përveçse e hershme është edhe mjaft e veçantë pasi konsiderohen si një simbol bukurie e perfeksioni.

Në këtë artikull AgroWeb ju liston disa nga lulet më të veçanta në botë të cilat dëshmojnë jo vetë mrekullitë e natyrës por edhe lidhjen e ngushtë që kemi me to nisur nga vlerat marramendëse që njerëzit janë gati të paguajnë për t’i pasur:

Lulja kadupul
Konsiderohet si një nga lulet më të shtrenjta në botë për dy arsye kryesore. E para sepse nuk është shitur kurrë në ndonjë dyqan dhe askush nuk i ka vendosur çmim kësaj luleje deri më tani.

E dini pse? Kadupuli çel vetëm disa orë në vit, gjatë natës dhe rritet vetëm në pyjet e Sri Lanka. Ky kaktus i cili shpërthen me një lule të bardhë të ngjashme me trëndafilin e egër, njihet ndryshe si “Mbretëresha e natës” apo “Lulja fantazmë”

Lulja çel në mbrëmje dhe thahet para se dielli të agojë për ta rinisur këtë ritual vitin pasardhës.

Gardenia
Konsiderohen si lulet më të shtrenjta në treg, kanë origjinë italiane, një aromë të ëmbël të cilën shpesh e gjeni nëpër parfume. Megjithëse më e zakonshme në dyqane anembanë botën, gardenia futet tek lulet më të shtrenjta në botë.

Kjo sepse gardenia nuk shiten asnjëherë me degë apo copë. Për të pasur një buqetë me gardenia duhet të blini të gjithë vazon me lule në mënyrë që këto të fundit të mos prishen. Çmimi i një gardenia mund të arrijë deri në 50 euro në varësi të stinëve.

Trëndafili nga David Austin
Ky trëndafil i veçantë është prezantuar për herë të parë në vitin 2006 nga David Austin me vlerën 3 milionë Paund.

Ndonëse tani mund ta gjeni me një çmim më të ulët, krijuesi i këtij trëndafili ka punuar rreth 15 vite për ta kultivuar atë.

Austin ka pasur si qëllim të krijojë formën e trëndafilave të vjetër të kopshteve me një aromë të mrekullueshme e cila i mungon trëndafilave të sotëm.

Orkidea Rothschild
Kjo lule është zbuluar në vitin 1987 në Malajzi dhe kushton më shumë se katër mijë. Përgjatë viteve kjo orkide e veçantë ishte në rrezik zhdukje për shkak të tregtimit nga njerëzit.

Për të lulëzuar kësaj orkideje i duhen disa vite ndaj mban edhe një nga vendet e luleve më të shtrenjta në botë.


Etiketa: Lule

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Njihuni me rreziqet dhe përfitimet e shtatzënisë pas moshës 40 vjeçare

2 orë më parë
Per Jete

Pse duhet t’i bëni gjithmonë një foto shporetit para se të niseni me pushime?

2 orë më parë
Per Jete

Kështu mund ta identifikoni një vezë të prishur

3 orë më parë
Per Jete

Të dobësohesh duke ecur, si mund të humbasësh 8kg për një muaj

4 orë më parë
Per Jete

Kremin e diellit të vitit të kaluar nuk duhet ta përdorni

5 orë më parë
Per Jete

Trendi më i ri i manikyrit është ai që e bart Hailey Bieber

9 orë më parë
Postimi tjetër

Suzana Mushkolajn e dërgon burri në këtë vend përrallor

Përjetimi i dy llojeve të dhimbjes ‘në shtrat’ mund të sinjalizojë nivele të larta të kolesterolit

Ja disa këshilla që mund t'i ndiqni për një gjumë cilësor gjatë verës

TË FUNDIT

Britney Spears reagon pas deklaratës së ish-burrit

11 minuta më parë

Britney Spears është vënë në qendër të vëmendjes këto kohët e fundit! Ajo tashmë ka bërë një reagim në “Instagram”,...

Morena Taraku viziton varrin e qenit

31 minuta më parë

Këngëtarja kosovare, Morena Taraku, është mjaft aktive me postimet e saj në rrjete sociale, ku pastaj komentohet shumë lidhur me...

Si ndikon në jetën tuaj nëse keni lindur me Mërkurin në retrogradë

41 minuta më parë

Sipas astrologjisë, të gjithë kanë një vendosje të shenjës së Mërkurit në tabelën e tyre të lindjes. Mërkuri shkon në...

Një i ri tenton të hyjë ilegalisht në Sunny Hill, ndalohet nga policia

51 minuta më parë

Pjesëmarrësit po vijnë për ta shijuar edhe natën e fundit të festivalit Sunny Hill i cili po mbahet tek Parku...

Ishte yll i muzikës, por ku është e si po duket sot Dafina Rexhepi?

1 orë më parë

Në një periudhë kohore para dhjetë vitesh, Dafina Rexhepi ishte hyrje e re dhe shumë e veçantë në tregun tonë...

“Shemi” i Ilirëve flet pas arrestimit nga policia, akuzon Përparim Ramën se u urdhëruan nga ai!

1 orë më parë

Shemsi Krasniqi u arrestuar të shtunën nga policia pasi pa autorizim kishte hipur në binën e festivalit “Sunny Hill”Por, kjo...

MË TË LEXUARAT

A e dini pse buka serviret gjithmonë para pjatës kryesore?

Simptomat e lisë së majmunit që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Komentuesi: Gjysta , 2 metra femër, trup ,gjoks , e fytyrè miss. Ata që flasin nga inati po pëlcasin

A ka zgjidhje Veriu?

Si të identifikoni një vezë të prishur?

Një orë e gjysmë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare, kolona arrin 1 kilometër

Leona bëhet nënë për herë të parë, ndan foton e ëmbël

Kek me krem djathi – ëmbëlsira me shijen më delikate që keni provuar

Përlotet bashkëshortja e Milaim Zekës

Pëlcet gypi i ujit, këto zona në Prishtinë mbesin pa ujë të pijshëm

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist