Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Njihuni me rezidencën 10 milionë dollarëshe të Jennifer Lopez dhe Alex

nga Revista Kosovarja

Rezidenca e JLo dhe Alex në Hamptons ka pishinë, dhomë me avull dhe hapësirë të madhe rreth saj.

Mbi artikull

Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez po e kalojnë verën së bashku në rezidencën e tyre 10 milionëshe në Hamptons, shkruan TheSun. Kjo shtëpi e blerë nga JLo më 2013, ishte ndërtuar me porosi në 8.500 metra katrorë dhe me mbi tre hektarë tokë të mrekullueshme të gjelbër.

Shtëpia kryesore ka tetë dhoma gjumi dhe shtatë banjo. Po ashtu, ka edhe një dhomë teatri që përmban një ekran të madh me shumë ulëse.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo shtëpi ka po ashtu dhomë me avull dhe sauna për çiftin aktiv pas stërvitjeve të tyre. Jashtë ndodhet pishina.

Një verandë e madhe e mbuluar gjendet si përpara ashtu dhe prapa shtëpisë me kolltuk. Ekzistojnë po ashtu disa ballkone të mëdha të rrumbullakëta.

Oborri ka hapësirë të madhe ku dyshja mund të argëtohen bashkë me fëmijët, madje ata kanë publikuar vazhdimisht pamje nga ai oborr.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]