Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Njihuni me shenjat e horoskopit që japin gjithmonë një shans të dytë

nga Revista Kosovarja

Të falësh dikë që të ka zhgënjyer, nuk është e lehtë.

Mbi artikull

Lëndimet të bëjnë të ndihesh keq, humbet besimin te personi tjetër dhe arrin në atë pikë saqë vendos gjithçka në diskutim. Mirëpo disa njerëz nuk mendojnë kështu, pasi tolerojnë dhe i falin të tjerët lehtësisht. Ndaj, në këtë artikull ju sjellim 3 shenjat e horoskopit e të cilat falin shumë lehtë.

Dashi
Një personi të kësaj shenje i mjafton një kërkesë e sinqertë për falje për ta hedhur pas krahëve një zhgënjim. Në fakt, është një shenjë që mban shumë mëri, por është e aftë ta harrojë gjithçka dhe të sillet si më parë, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Madje edhe besimin te personi që e ka zhgënjyer, një Dash nuk e humbet kurrë.

Gaforrja
Gaforrja është një shenjë e ndjeshme, empatike dhe e paaftë për të ndier mëri. Është e aftë të harrojë dhe të nisë sërish nga e para. Personat e kësaj shenje mundohen t’i justifikojnë veprimet jo të mira ndaj të tjerëve, duke analizuar arsyet e atyre sjelljeve. Në rast se dikush e zhgënjen për herë të dytë një Gaforre, ajo kapet pas vetes duke menduar se nuk e ka kuptuar pendesën “e sinqertë” të dikujt.

Moneytizer Paragrafi 4

Peshorja
Peshorja e ka të nevojshme të kërkojë ekuilibirin brenda vetes dhe i urren konfliktet. Nuk i pëlqen tëkalojë kohë duke diskutuar të njëjtat gjëra, por beson edhe se gabimet nuk e bëjnë dikë një person të keq. Sigurisht që për të merituar faljen e një personi të kësaj shenje duhet bërë shumë, ama me kohë dhe me durim mund të arrihet gjithçka, dhe pse jo, të kesh sërish besimin e tyre si më parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]