Në vendin tonë njohim shumë profesioniste e qendra të ndryshme të fushës së estetikes, por, Teuta R.
Tunuzliu është eksperte e kujdesit të lëkurës dhe tretmaneve të avancuara ‘antiage’. Ajo, duket se bënë mrekulli në këtë drejtim.
Me pasion për të bukurën e shëndetshme dhe natyrale, ajo edukimin e saj mjekësor në degën e farmacisë dhe shkencave kozmetike e plotësoi me trajnime të shumta në Angli, Gjermani, Itali, Poloni, Serbi dhe Maqedoni. Dhe, jo rastësisht është është ndër më të mirat.
Me përvojë 20 vjeçare, profesionalizëm të çertifikuar ndërkombëtarisht, dhe edukim të vazhdueshëm, Teuta synon të sjell në pah versionin tuaj më të bukur për çdo ditë. Në fakt, kjo duket të jetë edhe arsyea se pse kaq shumë ja mësyejnë qendres së saj “Teuta Advanced Aesthetics” në Prishtinë.
Qendra e udhëhequr nga Teuta punon me një ide të vecantë – besimi se trupi, lëkura dhe shëndeti mendor janë të gjitha të ndërlidhura mes vete.
“Dy lëkura nuk janë të njejta. Kur ne zgjedhim trajtimet, produktet ose përbërësit e ndryshëm, nuk kërkojmë vetëm atë që është në trend por çka është efektive – dhe kjo është në të vërtetë ajo që e dallon “Teuta Advanced Aesthetics” nga të gjitha brendet tjera”, thotë ekspertja e kujdesit të lëkurës.
Ndryshe, në sallonin “Teuta Advanced Aesthetics” ofrohen tretmane të shumëllojshme dhe të avancuara të lëkurës, korrigjime me botox dhe filler, epilim i përhershëm me llaser.
Një rrugë për pamje të përsosur, ajo që të qon tek Teuta!