Reperi Noizy ruan një miqësi të mirë me aktorin e njohur shqiptar, Blerim Destani.
Ai kohëve të fundit ka krijuar një raport të ngushtë edhe me rap-artisten nga Ferizaj, Loredana Zefi.
Të tre artistët kësaj radhe janë bërë bashkë në Zvicër, në vendin ku Loredana dhe Blerimi jetojnë prej vitesh.
Të njëjtit kanë shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku shihen të fokusuar në një telefon.
Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me një projekt të ri, në të cilin do të jenë pjesë të tre yjet.
Sidoqoftë, mbetet të shihet në vazhdim se si qëndron e vërteta.