Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Noizy rrëfen për gjënë më të vështirë që përballoi kur shkoi në Londër

nga Revista Kosovarja

Reperi ka folur lidhur me situatën e vështirë me të cilën është përballur.

Mbi artikull

Noizy rrëfeu “Në Kurthin e Piter Pan” edhe për një situatë të vështirë me të cilën është përballur kur shkoi në Londër.

Një nga gjërat më të vështira me të cilat i është dashur të përballet ka qenë shpërngulja për në Britaninë e Madhe. Kjo pasi u nda nga miqtë dhe shokët që kishte në vendlindje.

Madje reperi rrëfeu se do të kishte dashur të mos ishte larguar kurrë nga atdheu.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kam qenë me shumë energji. Isha shumë i praptë, nuk lija dy gurë bashkë, më thotë mami. I dashur non stop. Disa gjëra nuk ndryshojnë gjatë jetës. Do doja ta kisha më pak normale rininë time. Ku them normale do të thotë se do doja të mos e lija vendin tim në ‘97 pasi u shpërngulëm në Londër. Atje filloi rinia, vazhdimi. U desh të shkëputesha nga shokët këtu dhe kjo është gjëja më prekëse e kësaj “fatkeqësie” që m’u desh të shkëputesha nga shoqëria ime në një gjë të re. Ishte pjesa më e vështirë. Një shtet si Anglia më bëri të bëhesha burrë pak para kohe”,- tha Noizy.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]