Reperi i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku, është ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë, pasi kishte një urdhëresë aktive nga gjykata.
I njohur me nofken “Noizy”, artisti u lirua nga mbajtja me kusht duke dhënë një shumë p0arash prej 2 mijë eurosh, shkruan “Kosovarja”.
Tanimë ai është i lirë dhe ka bërë ehe postimin e parë pas lirimit.
Ai ka ndarë një fotografi me një nga shokët e tij ku shihen të jenë në ashensorë.
Kujtojmë, se reperi është kthyer nga Zvicra, ku qëndroi disa ditë nën shoqërinë e reperit, Mozzik dhe aktorit, Blerim Destani.