Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nora Gjakova kalon në rrethin e tretë të Grand Slamit

nga Revista Kosovarja

Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit, i cili po mbahet në Kazakistan.

Mbi artikull

Xhudistja kosovare në rrethin e dytë e mposhti letonezen Anastasija Sokirjanska në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërkaq, rrethin e parë kampionia olimpike kosovare e kaloi pa luftë, shkruan “Gazeta Express”.

Nora në rrethin e tretë do të ketë punë me polaken Julia Kowalczyk.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjakova synon të fitojë medalje në “Grand Slam Barysy”.

Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.

Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku.

Pjesëmarrës në “Grand Slam Barysy” janë 334 garues, 190 meshkuj e 144 femra nga 5 kontinente, respektivisht nga 42 shtete të botës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]