106
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi po përjeton një emocion të ri në jetën e saj personale. Ajo po bëhet për herë të parë teze nga motra e saj, Nita.
Lajmin e bukur e bëri publik vetë Nora përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit gëzimin për këtë epitet të veçantë që e merr për herë të parë, shkruan Kosovarja.
Ky moment shënon një kapitull të ri dhe shumë të veçantë për Norën, e cila tashmë i shtohet listës së roleve më të dashura në jetë – ai i tezes.

