Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nuk arriti të ribëhej kryeministër, Kurti: Ne zgjedhim zgjedhjet

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se Kosova nuk ka rrugë tjetër, pos të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Mbi artikull

“Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, në zgjedhim zgjedhjet. Kjo është edhe arsyeja pse vendi natyrisht, siç e pamë gjatë ditës së djeshme, nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç zgjedhjeve të reja”.

Pos tjerash, ai tha se nuk ka qenë preferencë e Lëvizjes Vetëvendosje që të shkohet në zgjedhje të reja.