Reperi, Getinjoi që në ditët e para u pa i afërt me banoren tjetër, Vivien dhe dyshja madje krahas ledhatimeve dhe puthjeve prej ditësh kanë ndarë edhe shtratin bashkë.
Por, së fundmi dyshja kanë grisur raportet me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar as debatet e forta mes tyre.
Kjo erdhi edhe pasi Getinjo i kërkoi Vivienit që të largohej nga shtati i tij pasi sipas reperit ajo ka nevojë të qëndroj vetëm për të reflektuar.
Megjithatë, e gjithë situata solli edhe një reagim të ashpër nga Vivien e cila ndër tjera ka akuzuar Getinjon që raportin me të e ka krijuar si pjesë të lojës edhe vëmendjes.
Ndërsa, Vivien u shpreh se reperi nuk mund të sillet me të në këtë mënyrë duke i thënë se duhet t’i vije turp se si po e trajton.