Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nuk e dinte që do futej në BBVK, flet vajza e madhe e Fjollës

nga Revista Kosovarja

Hyrja e këngëtares Fjolla Morina në “Big Brother VIP Kosova 4” mbrëmjen e së hënës ishte padyshim “bomba” e spektaklit. Përveç dinamikave që pritet të sjellë, këngëtarja zbuloi një detaj mjaft interesant gjatë bisedave të para me banorët: ajo e kishte mbajtur sekret hyrjen e saj edhe nga njerëzit më të afërt.

Mbi artikull

Fjolla deklaroi hapur brenda shtëpisë se vajza e saj e madhe, Lediana, nuk ishte në dijeni të plotë që ajo do të bëhej pjesë e formatit.

Por, si e priti Lediana këtë surprizë?

Reagimi i saj nuk vonoi. Përmes një postimi në Instagram, Lediana ka konfirmuar fjalët e nënës së saj, duke pranuar se gjithçka ishte e paqartë deri në momentin e fundit. Megjithatë, ajo ka dëshmuar se është mbështetësja më e madhe e Fjollës në këtë rrugëtim të ri.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke postuar momentin kur Fjolla shfaqet në ekranin e BBVK, Lediana shkruan:

“Do jem me ty deri në fund edhe pse s’e dija sigurt se a do hyje në BBVK4.”

Ky dedikim emocionues tregon se pavarësisht “sekretit” të vogël, lidhja mes nënë e bijë mbetet e fortë dhe Fjolla tani ka një ‘armatë’ mbështetëse jashtë, me vajzën e saj të madhe në krye. Mbetet për t’u parë se si do të jetë rrugëtimi i këngëtares në shtëpinë më të famshme në Kosovë. /Prive By Liberta Spahiu

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]