Këngëtarja e njohur Teuta Kurti, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të respektuar në muzikën shqiptare, sot jeton jetën e saj mes angazhimeve profesionale dhe familjes.
Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe shpesh është treguar e përkushtuar ndaj rolit të saj si prind, duke e ndarë këtë përvojë edhe me publikun, shkruan “Kosovarja”.
Prej kohësh nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, megjithatë paraqitjet e saj publike gjithmonë tërheqin vëmendje.

Fotot e fundit tregojnë një Teutë të thjeshtë, me stil natyral, duke reflektuar pjekuri dhe elegancë në të njëjtën kohë.
