Përshëndetje motër e dashur, jam 49-vjeçare, jetoj në rrethinën e Prishtinës, e kam një hall shumë të madh.
Burrin e kam 22 vjet më të moshuar se unë. E kam marrë pas propozimit të familjes, meqë atij i kishte vdekur gruaja.
Nuk kam fëmijë të mi dhe, zakonisht, merrem me nipërit e burrit…
Nëse i thonë kësaj jetë, nuk e di, por di se nuk jam e lumtur me asgjë…
Si e sheh të ardhmen time dhe çka të bëj tutje?
“E brengosura”
Përgjigje:
Shoh se burri yt nuk është mirë me shëndet dhe herë pas herë nuk është i aftë për punë nga disa ditë.
Ka qenë shumë gabim që je përcaktuar për martesë me të, sepse e ardhmja jote nuk është e sigurt me të.
Ka mundësi që fëmija e tij të të dëbojnë nga shtëpia. Është vështirë që fëmija e një nëne tjetër ta durojnë një grua tjetër në shtëpi, e cila nuk lidhet asgjë me ata dhe nuk kanë asnjë arsye të jetojnë me gruan e babait.
Të sugjeroj të bësh kurorë sa më parë me burrë, sepse kështu, të paktën, nuk mbetesh në rrugë…