Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nuk janë ndarë, Fisniku dhe Fjolla urojnë bashkë festën e Bajramit

nga Revista Kosovarja

Kohët e fundit nuk kanë qenë dhe aq aktivë në rrjete sociale dhe ndjekësit menjëherë filluan aludimet se mund të ketë ndodhur një prishje e raporteve mes çiftit të njohur.

Mbi artikull

Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe bashkëshortin e saj, biznesmenin Fisnik Syla, të cilët para pak muajsh kurorëzuan dashurinë e tyre në Maldive me një festë private, por përrallore, shkruan “Kosovarja”.

https://www.instagram.com/p/CMmX_AGpW45/

Së fundmi në media është përfolur, se Fjolla i ka dhënë fund marrëdhënies Fisnikun. Mirëpo ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet dhe ka treguar se gjërat po shkojnë më së miri.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka publikuar në Instagram një foto me Fjollën dhe përmes saj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai përkrah fotos. /Kosovarja/