Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nuk ka ‘lojëra fjalësh’ me gratë e lindura në këtë shenjë

nga Revista Kosovarja

Nëse një grua e shenjës së Luanit nuk merr atë që dëshiron, dikush do të lëndohet.

Mbi artikull

Të paktën këtë pohojnë astrologët. Ajo do ta shprehë qartë zemërimin e saj dhe ju leverdis të mos bëni ‘lojëra fjalësh’ me të. Mendohuni mirë përpara se të filloni një lidhje me këtë shenjë. Megjithatë, sapo të fitoni zemrën e saj, ajo do t’ju dojë pa kushte. Do ta shijojë vërtet shumë të qënit qendra e vëmendjes për ju, por mos i qëndroni pranë kur i shpërthen zemërimi, largohuni derisa të qetësohet.

Ndërkaq, gratë e shenjës së Demit mund të joshin këdo që duan, ndërsa meshkujt konsiderohen si më të aftët në shtrat. Ata njihen si persona të pasionuar. Për gratë, flirtimi është pjesë e përditshmërisë. Edhe pse u pëlqen të bëjnë komplimente, nuk u pëlqen shumë t’i marrin, sepse janë mjaft të sigurta në vetvete.

Vetëbesimi i tyre i ndihmon të fitojnë mbi të gjithë ndërsa, nga ana tjetër, është e pamundur t’i bësh për vete nëse nuk je interesant për ta. Për sa u përket meshkujve të lindur në këtë shenjë, joshja është më e lehtë për ta sesa shenjat e tjera të zodiakut dhe gjithashtu kanë një reputacion të justifikuar se janë të mirë në shtrat.

Moneytizer Paragrafi 4

Zakonisht ndodh që ne të projektojmë te personi që kemi një pëlqim apo që kemi rënë në dashuri ato virtyte dhe ato vlera që në fakt ai nuk i zotëron. Në njëfarë mënyre ne përpiqemi të shohim gjithmonë të mirat dhe të anashkalojmë të këqijat. Ekziston një shenjë e zodiakut e cila e ka më të theksuar këtë veti dhe zakonisht bie në dashuri me personin e gabuar.