Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nuk ka persona të lënduar nga depoja e djegur në Miradi – kishte material shkollor

nga Revista Kosovarja

Temperaturat e larta në vend kanë bërë që edhe vatrat e zjarreve të ndizen lehtë, duke rrezikuar kështu jo vetëm pronën e qytetarëve por në shumë raste edhe vetë jetën e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Mbi artikull

E një zjarr i tillë ku shihet një shtëllungë e madhe tymi ka ndodhur sot në një punëtori të materialit shkollor në Miradi të Fushë-Kosovës.

Por sesi ka ardhur deri të shkaktimi i zjarrit të kësaj depoje ende nuk dihet, megjithatë është konfirmuar se nuk ka pasur persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka konfirmuar se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Moneytizer Paragrafi 4

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se një objekt në Miradi të Fushë Kosovës është përfshi nga zjarri por nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]