Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nuk kalon ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje

nga Revista Kosovarja

Ka dështuar kalimi në procedurë të përshpejtuar i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet.

Mbi artikull

Pritet që ky projektligj ta marrë rrugën e zakonshme të procedimit.

Me 65 vota pro, e 39 kundër është pamundësuar që të arrihet 2/3 e votave të kërkuara që shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Tani do të duhet një seancë tjetër që të vijë në rend dite ky projektligj.

Moneytizer Paragrafi 4

Lidhur me këtë Ligj, të pakënaqur dhe kundër kanë dalur partitë opozitare, të cilat u deklaruan se partia në pushtet, nuk i konsultoi fare lidhur me këtë çështje.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se i mbështesin këto ndryshime.

I pari i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka kundërshtuar mënyrën e procedimit për këto ndryshime ligjore.

“Ky është një akt i turpshëm që LVV po e bënë. Iniciativa e parë e Kurtit nuk është për pandeminë e as ekonominë por për zgjedhjet. Po shihet se është kujdesur ta heq ndalesën që ia ka pamundësuar kandidimin në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se është thellësisht i habitur me këtë iniciativë te Vetëvendosjes.

“Të jemi të qartë. Kosova ka nevojë për ndryshim të ligjit për zgjedhje. Diasporës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada. LDK gjithmonë e ka mbështetur. Por reforma zgjedhore nuk mund të behet brenda natës”.

Abdixhiku thotë se veprimet e LVV-së janë veprime shantazhuese ndaj opozitës.

“Këto veprime janë llogaritje të qëllimshme për të prodhuar jostabilitet”.

Ai thotë se LDK pa kushte ka zgjatur dorën për konstruktivitet për zgjedhjen e presidentes.

“Po shihet se mendën e keni pasur vetëm te zgjedhjet”, ka thënë më tej Abdixhiku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]