Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë tragjedi”, Rina Balaj për rastin në Gllogjan

nga Revista Kosovarja

Tre persona humbën jetën mbrëmë (e premte), si dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.

Mbi artikull

Në autobusin që po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë, viktima mbetën shoferi i autobusit si dhe dy nxënës.

Pas ngjarjes që tronditu vendin tonë, kanë ardhur reagime të shumta, në mesin e tyre edhe nga estrada shqiptare.

Këngëtarja Rina Balaj përmes një postimi në InstaStory, tha se nuk ka fjalë që ta përshkruaj këtë tragjedi.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë tragjedi që ka ndodhë. Ngushëllime është shumë pak me thënë! Çka është ka bëhet me neve?”, ka shkruar këngëtarja duke shpërndarë një poezi që iu kushtua viktimave.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]