Big Brother VIP Albania është pa dyshim spektakli më i ndjekur i momentit.
Por, qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një problem për sa i përket ndjekjes së këtij spektakli, përkatësisht videove në YouTube.
Kjo pasi abonentëve nga shteti i Kosovës nuk po iu lejohet të shohin videot e publikuara nga spektakli në YouTube dhe sajtin e tyre zyrtar.
“Publikuesi nuk e ka vënë këtë video të disponueshme në vendin tuaj”, shfaqet në videot e Big Brother VIP Albania në territorin e Kosovës.
Shteti i Kosovës përndryshe ka shumë problem me qasjen në YouTube te shumë video ndërkombëtare, për shkak se kanalet e huaja nuk shohin interes qarkullimin e klikimeve në Kosovë – për shkak të çmimeve të lira.
Megjithatë, duke parë interesin e madh që Kosova shpreh për të ndjekur spektaklin BBVA, është e çuditshme se si produksioni ka bërë këtë lëshim, duke mos lejuar që videot e tyre të jenë të disponueshme për shqiptarët e Kosovës.
/Telegrafi/