“Kosovarja” është pjesë e familjeve shqiptare prej 50 vitesh, si revista e parë në vend, e cila ka krijuar traditën e magazinës në Kosovë.
Me “Kosovaren”, është hapur një dritare ndryshe e informimit, që nuk kishte në kuadër të ngushtë zhvillimet ditore politike, apo të fushave të ndryshme. “Kosovarja”, ishte strukturuar në atë mënyrë që të ishte revistë për familje, duke sjell shkrime edukuese, informuese dhe argëtuese.
Revista “Kosovarja” i ka mbijetuar kohës duke u përshtatur, duke qenë një kameleon i përkryer mediatik, i diktuar vetëm dhe vetëm nga koha dhe preferenca e lexuesve.
E juaja “Kosovarja” tani vjen në platformën online www.kosovarja-ks.com, në krye të faqes, në kategorinë “Revista” dhe gjithashtu në hapsira të ndryshme brenda portalit. E shfletoni në PDF me një cilësi shumë të mirë dhe pa pagesë.
E, ku ka më mirë?
“Kosovarja” tashmë falas për ju! Ama, bash veç për ju!
Në këtë numër, ndër tjerash lexoni:
– BUILDING by Drisilda të jesh grua dhe drejtoreshë e një kompanie të madhe si “Building” SH.P.K. në Tiranë
– Gjest i rrallë në Kosovën e pasluftës
– Bjeri Prishtinës fund e krye, njeri me libër n’dorë nuk sheh!
– Si i dogjën grekët 14 kosovarë për së gjalli
– Mos pi kafe me atë që ta prishë ditën
– Opinionistët i japin kosës haptë
– Xhelozia është ana e errët e dashurisë
– Kush është sponsori i disa këngëtareve tona
– Dashnoret më lanë pa u martuar
Lexohet me një frymë!