“Kosovarja” është pjesë e familjeve shqiptare prej 50 vitesh, si revista e parë në vend, e cila ka krijuar traditën e magazinës në Kosovë.
Me “Kosovaren”, është hapur një dritare ndryshe e informimit, që nuk kishte në kuadër të ngushtë zhvillimet ditore politike, apo të fushave të ndryshme. “Kosovarja”, ishte strukturuar në atë mënyrë që të ishte revistë për familje, duke sjell shkrime edukuese, informuese dhe argëtuese.
Revista “Kosovarja” i ka mbijetuar kohës duke u përshtatur, duke qenë një kameleon i përkryer mediatik, i diktuar vetëm dhe vetëm nga koha dhe preferenca e lexuesve.
E juaja “Kosovarja” tani vjen në platformën online www.kosovarja-ks.com, në krye të faqes, në kategorinë “Revista” dhe gjithashtu në hapsira të ndryshme brenda portalit. E shfletoni në PDF me një cilësi shumë të mirë dhe pa pagesë.
E, ku ka më mirë?
“Kosovarja” tashmë falas për ju! Ama, bash veç për ju!
Në këtë numër, ndër tjerash lexoni:
– Shpresa Memedi, grua që shkëlqen në biznes, vizionare, e guximshme
– E veçanta gazetare Krenare Vokshi-Shala
– Dr. Agim Bytyqi gjithmonë me popullin dhe për popullin
– Shqiptarja që e kaloi jetën virgjëreshë
– Egzona Ahmetaj-Quni, frizerja që ua prenë flokët futbollistëve të njohur
– Yjet shqiptarë bëjnë çka nuk ua merr mendja
– Pse e mora burrin pa e parë kurrë
– U bëra prostitutë që ta shkolloja vajzën
Lexohet me një frymë!