“Kosovarja” është pjesë e familjeve shqiptare prej 50 vitesh, si revista e parë në vend, e cila ka krijuar traditën e magazinës në Kosovë.
Me “Kosovaren”, është hapur një dritare ndryshe e informimit, që nuk kishte në kuadër të ngushtë zhvillimet ditore politike, apo të fushave të ndryshme. “Kosovarja”, ishte strukturuar në atë mënyrë që të ishte revistë për familje, duke sjell shkrime edukuese, informuese dhe argëtuese.
Revista “Kosovarja” i ka mbijetuar kohës duke u përshtatur, duke qenë një kameleon i përkryer mediatik, i diktuar vetëm dhe vetëm nga koha dhe preferenca e lexuesve.
E juaja “Kosovarja” tani vjen në platformën online www.kosovarja-ks.com, në krye të faqes, në kategorinë “Revista” dhe gjithashtu në hapsira të ndryshme brenda portalit. E shfletoni në PDF me një cilësi shumë të mirë dhe pa pagesë.
E, ku ka më mirë?
“Kosovarja” tashmë falas për ju! Ama, bash veç për ju!
Në këtë numër, ndër tjerash lexoni:
– Habibe Duraki – e para grua shqiptare me post të lartë politik në Belgjikë
– Po iku KFOR-i, unë para tyre
– Politizimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
– Pse minatorët e “Trepçës” s’i bën kush hesap
– “I vdekuri” pas 24 vjetësh paraqitet i gjallë
– Jam në zor nga burrat e martuar
– 50 vjet jetë, 1 muaj martesë
Lexohet me një frymë!