“Kosovarja” është pjesë e familjeve shqiptare prej 50 vitesh, si revista e parë në vend, e cila ka krijuar traditën e magazinës në Kosovë.
Në këtë numër festiv të “Kosovares”, lexuesi do të ndeshet me tema që zgjojnë kureshtjen e secilit. Ngjarje e histori të pabesueshme të përjetuara realisht, rrëfehen ekskluzivisht në “Kosovare”. Intervista me personalitete të ndryshme, të pa thënat e shoubizit, tema, faqe argëtimi, e shumë të tjera.
Lexuesit mund të arrijnë me vetëm një klikë tek revista e parë në Kosovë që sjell edhe më tej ekskluzivitete. Shfletohet dhe lexohet pa pagesë.
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi festiv me ne. Shpresojmë që ky numër i veçantë i “Kosovares” do t’ju sjellë shumë kënaqësi dhe frymëzim për të festuar së bashku me njerëzit që ju pëlqeni.
Gëzuar festat dhe një vit i mbushur me suksese për të gjithë!