“Kosovarja” është pjesë e familjeve shqiptare prej 50 vitesh, si revista e parë në vend, e cila ka krijuar traditën e magazinës në Kosovë.
Me “Kosovaren”, është hapur një dritare ndryshe e informimit, që nuk kishte në kuadër të ngushtë zhvillimet ditore politike, apo të fushave të ndryshme. “Kosovarja”, ishte strukturuar në atë mënyrë që të ishte revistë për familje, duke sjell shkrime edukuese, informuese dhe argëtuese.
Revista “Kosovarja” i ka mbijetuar kohës duke u përshtatur, duke qenë një kameleon i përkryer mediatik, i diktuar vetëm dhe vetëm nga koha dhe preferenca e lexuesve.
E juaja “Kosovarja” tani vjen në platformën online www.kosovarja-ks.com, në krye të faqes, në kategorinë “Revista” dhe gjithashtu në hapsira të ndryshme brenda portalit. E shfletoni në PDF me një cilësi shumë të mirë dhe pa pagesë.
E, ku ka më mirë?
“Kosovarja” tashmë falas për ju! Ama, bash veç për ju!
Në këtë numër, ndër tjerash lexoni:
– Njomza Maksutaj, gruaja e boksierit Azem Maksutaj, kampione në jetë
– Mos u bëfsh me lypë ndihmë prej shtetit
– Nazmi Viqa edhe një mandat në UB
– Nuk marrë burrë pa 100 mijë euro në bankë
– Ç’thotë e pakënaqura në martesë
– Vetëm budalla martohet
– Liza Gjini, maestro e bukurisë dhe estetikës
Lexohet me një frymë!