Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Numri i të vdekurve nga zjarri në Los Angeles rritet në 24

nga Revista Kosovarja

Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë javë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve në terren po përpiqen që të vënë nën kontroll tre zjarre.

Mbi artikull

Zyrtarët paralajmëruan se pas një fundjave me erëra relativisht të qeta, erërat famëkeqe të thata të Santa Ana do të rriteshin përsëri nga mbrëmja e së dielës deri të mërkurën, duke arritur shpejtësi deri në 96 km/h.

Përpara rritjes së erës, është bërë njëfarë përparimi në ndalimin e përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse Palisades dhe Eaton, të cilat po digjen në skajet e kundërta të qytetit. Zjarrfikësit lokalë po ndihmohen nga ekuipazhet nga tetë shtete të tjera, si dhe nga Kanadaja dhe Meksika, të cilët vazhdojnë të mbërrijnë.

Ekzaminuesi mjekësor i qarkut LA përditësoi numrin e të vdekurve të dielën në 24, ndërsa zyrtarët thanë më herët se të paktën 16 të tjerë mbeten të zhdukur, raporton BBC, transmeton Klankosova.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjashtëmbëdhjetë nga të vdekurit u gjetën në zonën e zjarrit Eaton, ndërsa tetë u gjetën në zonën Palisades.

Tre zjarre vazhdojnë të digjen përreth Los Angeles.

Zjarri më i madh është ai i Palisades, i cili tani ka djegur më shumë se 23,000 hektarë dhe është nën kontroll 13%.

Zjarri i Eaton është i dyti më i madh dhe ka djegur më shumë se 14,000 hektarë.

Zjarri i Hurst është rritur në 799 hektarë dhe është frenuar pothuajse plotësisht.

Zjarret e egra janë në rrugën e duhur për të qenë ndër më të kushtueshmet në historinë e SHBA.

Të dielën, parashikuesi privat Accuweather rriti vlerësimin paraprak të humbjeve financiare nga flakët në mes 250 miliardë dhe 275 miliardë dollarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k