Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri, të cilat presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka quajtur “katastrofa e shekullit”.
Numri i viktimave nga tërmeti në të dyja vendet është 21,719, kjo tejkalon parashikimin e OBSH-së se numri mund të arrijë 20 mijë.
Pothuajse 75,600 njerëz janë lënduar.
Në Turqi, 18,342 njerëz janë konfirmuar të vdekur, duke e bërë katastrofën po aq vdekjeprurëse sa një tërmet që goditi vendin në vitin 1999 dhe çoi në krijimin e autoritetit të tij për menaxhimin e fatkeqësive, AFAD, një dekadë më vonë.
Në Siri, janë raportuar 3,377 viktima: 2,030 në veriperëndim të kontrolluar nga rebelët dhe 1,347 në territorin qeveritar.
Siç raportohet, një përpjekje e madhe ndërkombëtare po rritet.
Të enjten, Banka Botërore premtoi 1.78 miliardë dollarë në ndihmë për Turqinë, duke përfshirë financimin e menjëhershëm për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe mbështetjen e të prekurve nga tërmetet.
SHBA-ja premtoi një paketë prej 85 milionë dollarësh për të dyja vendet.
Ndërkohë, përpjekjet e 100 mijë ose më shumë personelit të shpëtimit në terren po pengohen nga pengesat logjistike, duke përfshirë mungesat e automjeteve dhe rrugët e shkatërruara.