Zyrtari nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thënë se është “ofendim” për shtetin e Kosovës që Vjosa Osmani ushtron detyrën e presidentes të Kosovës.
Berisha përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar që urgjentisht Kosova të shkoj në zgjedhje.
“A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?
Kosova urgjendisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel”, tha ai./Zëri