Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nxënësi i klasës së katërt kapet në shkollë me armë në brez

nga Revista Kosovarja

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbi artikull

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur nga drejtoria e shkollës “Kadri Beba”, në fshatin Ribar i Madh, të komunës së Lipjanit, ku sot paradite është vërejtur se një nxënës i klasës së katërt i kësaj shkolle kishte shkuar me revole në brez dhe për këtë ishin detyruar që ta njoftojnë Policinë.

Burimet e Gazetës Sinjali nga kjo shkollë njoftojnë se arma që nxënësi posedonte ishte me gaz dhe bashkë me armën Policisë u është dërguar edhe municioni i saj.

Meqenëse personat nën moshën 14-vjeçare nuk kanë përgjegjësi penale, Sinjali mëson se përgjegjësia mund të kërkohet tek prindërit e nxënësit, në rast se konstatohet se ata ishin në dijeni për veprimet e fëmiut të tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se kohëve të fundit janë iniciuar disa raste për armëmbajtje pa leje nga personat e mitur të cilat po trajtohen nga prokuroritë respektive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]