Nysret Muçiqi është një nga emrat më të njohur të muzikës popullore, i dashur e respektuar nga publiku që e ndjek hap pas hapi që kur ishte i ri.
Talentin e tij në muzikë e trashëgoj edhe i biri, Albatriti, prej vitesh këngëtar mjaftë produktiv dhe i afirmuar në botën e muzikës, shkruan “Kosovarja”.
Nysreti e Albatriti nuk kanë ende ndonjë duet, ani pse ka ardhur koha për diçka të përbashkët, që po e pret edhe publiku admirues.
Se babë e birë janë edhe shokë mes vete, e dëshmon edhe kjo foto.