Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Objektet që duhet të mbani në shtëpi për t’i hapur dyert fatit

nga Revista Kosovarja

Në besofshi në bestytni apo jo, të gjithë duam të përkëdhelemi pak nga fati ! Shumë besojnë se ky i fundit është i shkruar në yje e askush nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar, ashtu si shumë të tjerë bëjnë ç’është e mundur t’i hapin dyert fatit e ta ftojnë brenda në shtëpi! Living do ju tregojë të gjitha mënyrat dhe sendet që do të ndjellin fatin e mirë në shtëpinë tuaj!

Një derë e kuqe
Nëse dera është e drejtuar nga jugu, e kuqja ose ngjyra portokalli do të ishin ngjyrat që do të ftonin fatin në shptëpinë tuaj. Sipas feng shui një praktikë shumë e njohur kineze e cila ndihmon në tërheqjen e energjisë pozitive, dera duhet lyer në ngjyra të ndryshme! Nëse dera është e drejtuar nga veriu, ngjyra fatsjellëse është bluja dhe e zeza. Perëndimi kërkon ngjyrën e bardhë dhe gri ndërsa lindja kafe dhe jeshile !

Elefanti
Këto kafshë të zgjuara e besnike shihen në kultura të ndryshme si fatsjellëse! Ndonëse në vendin tonë këto kafshë nuk janë simbol i fatit, një elefanti të vogël në shtëpi nuk do t’ju zinte vend, por vetëm do të përçonte energji pozitive.

Sipas feng shui kultura e lashtë kineze thekson rëndësinë e harmonisë dhe energjisë pozitive në dhomën e gjumit. Prania e luleve pa gjemba do t’ju bëjë nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, por thuhet se do t’ju sjellë gjithashtu fat.

Moneytizer Paragrafi 4

Të gjithë emocionohemi kur në dorën tonë vendosë të ulet një nusepashkë qoftë edhe për pak sekonda ! Arsyeja: ato janë fatsjellëse dhe të jesh i zgjedhuri i nusepashkës do të thotë që fati ju ka përkëdhelur ! Sigurisht kjo gjë nuk ndodh rëndomë, ndaj ju sigurohuni që ta keni çdo ditë në shtëpi !

Patkoi i kalit nuk është një simbol i panjohur për shqiptarët, pasi dhe në kulturën tonë ky objekt shihet i fatsjellës. Ndoshta ajo që nuk dini është paktoi duhet mbajtur në këtë mënyrë që fati të mos “rrjedhë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]