fbpx

OBSH: seksi s’është i limituar në ‘mashkull’ dhe ‘femër

nga Revista Kosovarja

Sipas udhëzuesit të ri të publikuar nga OBSH-ja, gjinia nuk mund të limitohet vetëm në “femër” dhe “mashkull”.

Përfaqësuesit e organizatës thanë se po përpiqen të modernizojnë “manualin e saj të integrimit gjinor” të botuar fillimisht në 2011. Udhëzimi i përdorur nga profesionistët e shëndetësisë në mbarë botën po përditësohet bazuar në “provat e reja shkencore dhe progresin konceptual” mbi gjininë, shëndetin dhe zhvillimin.

Organizata i kishte ndryshuar manualet e saj edhe më parë në vitin 2011, kur vendosi ta quante seksin ose gjininë një koncept më të gjerë që nuk ekziston në një binom por në një spektër, që ka mashkullin dhe femrën në një anë, dhe shumë gjini të tjera të ndërmjetme në mes.

Gjithsesi, ky udhëzuesi ri do ta çojë këtë koncept një hap më tej sipas OBSH, duke shpjeguar se seksi nuk duhet të kufizohet vetëm tek këto 2 sekse sepse shkojnë përtej asaj “femërore” dhe “mashkullore”.

“Ne do të fokusohemi në shtrirjen e konceptit duke parë rolin që luan gjinia mbi dinamikat e ndryshme të pushtetit apo hierarkitë e privilegjit dhe disavantzhet të cilat ndikojnë tek pabarazia dhe pasoja të ndryshme shëndetësore tek njerezit,” – shkruhet në faqen zyrtare të OBSH-së.

Një lëvizje e tillë është kritikuar jo pak nga ekspertët të cilët e kanë konsideruar si problematike. Sipas tyre kjo deklaratë “kundërshton ligjet bazë të biologjisë dhe është një gabim”.

“Biologjia është një faktor kryesor në përcaktimin e shëndetit dhe sëmundjeve, dhe tek meshkujt dhe femrat ndryshimet biologjike janë të qarta dhe të specifikuara. Duke mos qenë të qartë rreth koncepteve bazë të biologjisë ne i hapim derën një sërë problemesh, që përfshijnë një komunikim shumtë të dobët mjekësor, por edhe të dhëna të gabuara,”- u shpreh Jenny Gamble, profesoreshë në  School of Nursing, Midwifery and Health at Coventry University.

Të tjerë janë të mendimit se ende nuk ka një provë shkencore që vërteton se ka më shumë se dy sekse dhe se e gjithë kjo krijon një konfuzion të panevojshëm që OBSH-ja nuk duhet ta mbështesë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]