Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ofendime të shumta rreth peshës, Fifi: Do t’i publikoj të gjitha komentet të shihni se çfarë përjetoj unë çdo ditë

nga Revista Kosovarja

Filloreta Raçi – Fifi përballet thuajse çdo ditë me komente ofenduese nga ndjekësit në rrjete sociale.

Mbi artikull

Ajo së fundmi ka shpërndarë një video së bashku me partnerin e saj, Adis Patushin, gjersa mes kësaj ka publikuar edhe komentet që ka marrë në Instagram.

“Sa e shëndoshë si lo** dhe del me fustan sikur e ka trupin sikur peshk”, ka qenë një koment të cilin e ka ndarë në InstaStory.

“Ku janë këto gazetaret që na japin moral – me u marrë me këto femrat që bullizojnë femrat, apo edhe këto kanë të drejtë me shpreh mendimin dhe të bëjnë çfarë të duan”, tha Fifi.

Moneytizer Paragrafi 4

Në anën tjetër, pati edhe shumë reagime për marrëdhënien me Adisin, duke e paragjykuar për kohën që po e kalojnë bashkë.

“Sot gjithë ditën veç me këto komente do të merrem e do të ju tregoj se çfarë përjetoj unë çdo ditë”, vazhdoi më tej artistja nga Ferizaj.

Ajo ndryshe prej disa muajsh ka nisur një romancë dashurie me ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi, Adis Patushin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adis Patushi (@adispatushi)