Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

nga Revista Kosovarja

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Mbi artikull

Këto programe të avancuara të edukimit ushtarak kanë për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake në mjedise komplekse të sigurisë. Ato përgatisin oficerët për të marrë vendime të bazuara në vlerësime profesionale dhe për të ofruar këshillim ushtarak në proceset e planifikimit dhe përdorimit të forcës.

“Përfundimi me sukses i këtyre kurseve përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të oficerëve të FSK-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. gjithashtu dëshmon bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve ushtarake të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]