Olsi Bylyku dhe Egli Tako prej ditësh u bënë temat kryesore të medias rozë për një ndarje të mundshme.
Fillimisht u vu re se të dy fshinë fotot me njëri-tjetrin, Egli nuk mbështeti Olsi në projektin e tij të ri, nuk uroi nënën e tij për ditëlindje siç ka bërë viteve të kaluara.
Ndërkohë së fundmi në veprim tjetër i Olsit shtoi akoma dyshimet.
Ai ka postuar në Instagram një foto të shkëpur nga videoklipi i tij me Eglin, “Do ditë”.
Krahas fotos ai ka shkruar: “Tranzicion” që do të nënkupton procesin apo periudhën e ndryshimit nga një gjendje në një tjetër.
Nuk dihet nëse kjo ishte një rastësi apo Olsi në një mënyrë konfirmoi zërat.