Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Olta Gixhari befason me deklaratën për Klodin dhe Londrimin teksa Leonora thotë se ‘ata kanë kimi’

nga Revista Kosovarja

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që do të shkonte drejt e në koncertin e Alban Skënderajt, i cili po mbahet sonte.

Mbi artikull

Pas një momenti reflektimi, Londrimi vendosi që biletën speciale t’ia jepte Klodit – një zgjedhje që nuk kaloi pa komente, duke pasur parasysh afrimitetin e tyre të gjatë dhe shpesh të përfolur brenda shtëpisë.

Londrimi shpjegoi se arsyeja e tij lidhej me një histori personale që Klodi i kishte treguar më herët: vite më parë, ai kishte humbur mundësinë për të marrë pjesë në një koncert të Albanit bashkë me motrën e tij, diçka që i kishte mbetur peng.

Teksa opinionistëve iu kërkua të jepnin mendimin e tyre, Olta Gixhari befasoi me deklaratën: “Dashuria është vëmendja”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, opinionistja Leonora Jakupi u shpreh më direkte: “Mirë që e zgjodhi Klodin, pasi e kanë një kimi shumë të mirë mes dyve”.