Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Olta Gixhari dhe Milaim Zeka nuk do të jenë më opinionistë në ‘BBVK’?

nga Revista Kosovarja

Në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari dhe Milaim Zeka ishin opinionistët që e shoqëruan spektaklin për rreth 100 ditë, duke u bërë një pjesë e pandashme e formatit.

Mbi artikull

Megjithatë, duket se roli i tyre nuk do të jetë i njëjtë në sezonin e katërt, shkruan “Kosovarja”.

Formati i njohur televiziv është në përgatitjet e fundit dhe pritet të nisë së shpejti. Lajmin e ka konfirmuar edhe prezantuesi Alaudin Hamiti, i cili së fundmi ka ndarë disa detaje me ndjekësit në rrjete sociale.

I pyetur nëse Olta dhe Milaimi do të jenë sërish opinionistë këtë sezon, Alaudini nuk ka dhënë një përgjigje të qartë.
Në vend të kësaj, ai ka kthyer pyetjen tek publiku
“Si thoni ju?”, duke shtuar edhe më shumë dyshime mbi rikthimin e tyre.

Moneytizer Paragrafi 4


Kjo ka mjaftuar për të nxitur reagime në rrjet, ku fansat tashmë po spekulojnë për ndryshimet që mund të sjellë sezoni i ri i ‘BBVK’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]