Olta Gixhari ka shqetësuar ndjekësit e saj me postimet e fundit në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Në disa foto të publikuara së fundmi ndjekësit kanë vënë re një ndryshim të dukshëm në syrin e aktores, çka ka sjellë pyetje të shumta në adresë të saj, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë Gixhari ka zgjedhur të mos japë shumë detaje, duke theksuar se nuk dëshiron të flasë publikisht për këtë çështje për momentin.
“Po kaloj një problem shëndetësor. E them këtë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He moj, të ka kapur keq botoksi’, ‘O qorre’, e të tjera si këto. Mos më pyesni më shumë, sepse nuk do të flas për këtë gjë – të paktën jo tani”, është shprehur ajo.

