Pak ditë më parë aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë.
Lajmin e dha vetë Olta duke publikuar këmbët e vogla të bebushit të sapoardhur në jetë teksa zbuloi se ajo dhe partneri i kanë vendosur emrin e veçantë Amar.
Sot Olta ka postuar foton e parë me Amarin, teksa po bënte një xhiro me karrocë. Aktorja shkruan se vogëlushi i ka ndryshuar jetën dhe mendon për të 24 orë, aq sa edhe bashkëshorti i është bërë xheloz.
“Ja dhe mami ja doli te bej nje foto po shapka shtepie. Amar eshte djali i vetem ne kete bote qe me ka bere te qaj te qesh te vuaj te lumturohem,te qendroj pa gjume,me ben te drridhem,me jep forc,te mendoj ndryshe per te ardhmen… sa me eshte bere xheloz dhe burri. Jam njeriu me i lumtur ne bote me ju te dy prane”, shkruan Olta, e cila duket në super formë pas lindjes.