Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Olta Gixhari tregon sekretin se si ta bëni barkun ‘petë’ pas lindjes

nga Revista Kosovarja

Vetëm pak ditë më parë Olta Gixhari u bë mama për herë të parë, një lajm të cilin e ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram, sikundër ka bërë edhe me lajmin e shtatzënisë apo vijimësinë e saj.

Mbi artikull

Amar ka vjedhur plotësisht vëmendjen e saj dhe të partnerit. Ditën e djeshme ka postuar një foto të vogëlushit, ku shihen duke bërë xhiro.

Ndërsa Olta ka përshkruar gjithë ndjesitë dhe emocionet që përjeton që nga momenti që Amar ka ardhur në jetë, ndjekësit janë fokusuar diku tjetër. Një nga komentueset i është drejtuar Gixharit se cili është ‘sekreti i VIP-ave’ për humbjen e kilogramëve të tepërt në pjesën e barkut.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, Olta ka treguar se ecjet e gjata dhe noti e kanë shoqëruar përgjatë gjithë shattzënisë. Ajo ka shtuar gjithashtu se lindja natyrale dhe gjidhënia kanë ndikuar jo pak në këtë aspekt. Sigurisht që kjo përgjigje nuk i ka kënaqur ndjekësit, të cilët këmbëngulën që fotot e Oltës ishin të punuara me fotoshop. Aktorja ka realizuar disa postime, duke treguar trupin e duke vërtetuar që programet për punimin e imazhit nuk kanë gisht në këtë mes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]