Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Olta Gixhari tregon “vuajtjet” pas ardhjes në jetë të djalit

nga Revista Kosovarja

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në muajin gusht. Aktorja e njohur shqiptare mirëpriti në jetë një djalë, që e quajti Amar.

Lindja e djalit ishte një bekim për Olta Gixhari, por ama jo pa vuajtje.

Në një postim në Instagram, aktorja tregoi se është një mama e përkushtuar me kohë të plotë tek Amar dhe i mungon shumë gjumi.

Ajo publikoi një selfie pa make up dhe flokët e kapura, krahas së cilës shkroi: “T’kem t’flej icik #naishtenjeheregjumi #mamáfulltime”

Moneytizer Paragrafi 4

Të njëjtin shqetësim kanë shprehur edhe ndjekësit e saj në Instagram që janë bërë nëna.

“Thjesht do krijosh imunitet, s’ke për të fjetur ndonjëherë,”- shkruan një prej tyre.

Ndërsa një tjetër komentoi: “Ëndërr në sirtar ka për të mbetur”

Olta Gixhari prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]