Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Olti dhe Anita komentojnë ndikimin e Atdheut në lojën e Xhulit në BBVK

nga Revista Kosovarja

Opinionistët e formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj dhe Olti Curri kanë komentuar raportin në mes të Xhulit dhe Atdheut.

Mbi artikull

Sipas Anitës hyrja e Atdheut ka ndikuar negativisht tek loja e Xhulit brenda Big Brother VIP Kosova.

“Atdheu ia ka humbur orentimin dhe lojën Xhulit. Mendoj që Xhuli i ka dhënë shumë rëndësi Atdheut, sepse ai nuk i ka as dy javë që ka hyrë aty. Xhuli është aty prej fillimi e ka dhënë maksimimumin, ka krijuar identitetin e vet qoftë edhe me pitet e veta. Xhuli është më inteligjente sesa mendojmë ne”, ka thënë Anita pos tjerash.

Por, njëjtë nuk mendon Curri.

Moneytizer Paragrafi 4

“Xhuli e kishte pasur Atdheun simpati që nga jashtë. Këtë periudhë ajo i ka dedikuar vetëm Atdheut. Ajo e ka drejtuar këndvështrimin e saj tek Atdheu. Momentalisht për Xhulin ka rëndësi ‘a është Atdheu në krahun e saj apo të Stresit’”, ka thënë Olti Curri pos tjerash.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]