Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Onion rings’ në kushte shtëpie

nga Revista Kosovarja

Këto qepë preferohen të shërbehen me një copë limon.

Përbërësit e nevojshëm:

2 qepë të mëdha (të qëruara dhe të prera në rrathë me diametër 2 cm), aq të hollë sa rrathët të ndahen njëra me tjetrën.

25 deri në 30 pjesë proshutë të prerë hollë

Moneytizer Paragrafi 4

1 lugë çaji piper i bardhë

gjysmë lugë çaji qimnon të pjekur

3 vezë

Një e katërta e gotës qumështit me yndyr

1 gotë thërmi buke

1 gotë miell misri të grimcuar

vaj për fërgim

gjysmë lugë gjelle kripë

1 copë limoni për servirje (opsionale)

Mënyra e përgatitjes:

Vendoseni proshutën rreth qepëve derisa të mbulohen plotësisht. Shtypni proshutën pak për ta ngjitur në qepë. Përsëriteni procesin në të gjitha qepë dhe pjesët e proshutës. Vendosni unazat e qepëve të mbështjella në frigorifer për një orë për tu ftohur pak në mënyrë që të ruajnë formën.

Përzieni piper dhe miellin në një enë të thëllë. Përzieni derisa të kombinohen gjithçka. Në një enë tjetër rrihni 3 vezë, shtoni qumështin dhe përzieni përsëri. Në një tigan vendosni vajin për tu ngrohur.

Rrokullisni ato në përzierjen e vezëve, më pas në përzierjen me miell dhe vendosni në vajin e ngrohur në 175 gradë celsiuz. Piqni deri sa të marrin ngjyrë ari.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]