fbpx

Operacion i madh anti-drogë në Prishtinë, ky është i arrestuari

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës, ka realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë tri rajone atë të Prishtinës të Mitrovicës së Jugut dhe Pejës.

Në këto operacione janë kapur pos substancave narkotike edhe prova të tjera materiale.

Në njërin nga to është arrestuar një kosovar që dyshohet se bënte shpërndarje të narkotikëve.

Insajderi merr vesh që i arrestuar në këtë operacion është Lirim Haklaj.

I njëjti, sipas burimeve të Insajderit tashmë është intervistuar dhe dërguar 48 orë në mbajtje me një urdhër të Prokurorisë.

Rasti i parë i koduar “Pritja” i hetuar nga sektori qendror i policisë, është realizuar në katër lokacione të ndryshme i cili ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej mbi 25 kg, substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe arrestimin e tre personave të dyshuar (shtetas kosovarë).

Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular.

Vlera e substancës narkotike arrin shumën prej mbi 45 000 euro.

Dyshohet se një pjesë e drogës kishte destinim tregun vendor përderisa pjesa tjetër tregun e jashtëm.Ndërsa rasti i dytë i koduar “Kristali 2 ” i cili është hetuar nga njësia rajonale e narkotikëve në Prishtinë, e cila ka arritur të arrestoj një person të dyshuar (mashkull kosovar), dhe të sekuestrojë një sasi prej mbi një kg, të substancës narkotikeve të llojit kokain.

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze. Vlera e drogës në këtë rast arrin shumën prej mbi 50 000 mijë euro.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]